Lajme

Publikohet dokument-marrëveshja e koalicionit LDK-AAK

Gazeta Objektiv ka siguruar marrëveshjen mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Dokumenti u sigurua pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me kreun e LDK-së, konfirmoi se është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK-së dhe AAK-së.

Në këtë marrëveshje, dy partnerët qeveritarë zotohen për angazhim të përbashkët në luftimin e pandemisë dhe adresimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

LDK dhe AAK theksojnë nevojën e rifillimit të dialogut me Serbinë për të arritur një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Poashtu, dy partnerët zotohen se prioritet të punës së tyre do ta kenë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

AAK-ja në Qeverinë Hoti, përveç postit të zëvendëskryeministrit, do ta ketë ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe të Arsimit.

Sipas tij, në pozitën e zëvendëskryeministrit do të jetë, Besnik Tahiri, Ministrinë e Jashtme do ta udhëheq, Meliza Haradinaj-Stublla, ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi ndërsa ministrinë e Arsimit, Ramë Lika./Objektiv/

Back to top button