Lajme

Publikohet video, ja çfarë u bënë koronavirusi mushkërive

Një video e publikuar nga Spitali i Universitetit “George Washington” tregon dëmin që ka shkaktuar koronavirusi në mushkëritë e një pacienti 59-vjeçar, i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga CNN, pjesët me të verdhë në mushkëri, tregojnë përhapjen e infeksionit. Duket qartë, ai përhapet me shpejtësi të dy mushkëritë.

Mjeku, Keith Mortman shprehet se inflamacioni në mushkëri pengon marrjen e oksigjenit dhe largimin e dioksidit të karbonit. Kjo sipas tij i shkakton pacientit marrjen e frymës dhe kollë. Nuk mungon edhe temperatura e lartë tek pacienti.

Ndërkohë, në rang global deri më tani kanë humbur jetën 33,993 persona, ndërkohë të prekur janë 723,304 të tjetë. Lajmi i mirë është se 151,801 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Kina, e cila është edhe vendi i parë, ku u përhap virusi në 24 orët e fundit ka pasur vetëm 4 viktima. Vendet më të prekura në Europë janë Spanja dhe Italia.

Burimi

Back to top button