Lajme

Punëtorët e KEK’ut dalin në protestë kundër vendimit të Qeverisë Kurti

Punëtorët e Korporatë Energjetike e Kosovës kanë filluar sot një protestë duke kundërshtuar vendimin e djeshëm të qeverisë, e cila shkarkoi bordin e kësaj ndërmarje.

Reporteri ka siguruar foto të protestës e cila vjen pas shkarkimit, siç thonë ata të padrejtë të anëtarëve të këtij bordi në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Për këtë ka reaguar Bordi i Drejtorëve të KEK-ut sipas të cilëve ky vendim paraqet ndërhyrje të dhunshme dhe kundërligjore në korporatë dhe si të tillë këtë vendim nuk do ta pranojnë.

Në reagimin e tyre thuhet se do të ndjekin rrugët ligjore dhe se nuk do të përfilli vendime të tilla krejtësisht politike.

Ata e konsiderojnë të turpshëm këtë vendim të qeverisë pasi që sipas tyre nga fillimi kanë qenë të njoftuar me rezultatet e Korporatës. KEK-u është Ndërmarrja Publike më e suksesshme në Kosovë, me rreth 20 milionë euro profit vjetor, me përformancën me të mirë dhe me tejkalimin e të gjitha caqeve dhe parashikimeve.

Reagim kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e bordit të KEK’ut, ka bërë edhe sindikata e kësaj ndërmarrje. Aty kërkohet të mos politizohet KEK’u, dhe paralajmërohet se ndërmarrja do të mbrohet me çdo çmim.

Në reagim thuhet se po ndërhyhet te punëtorët për të nxitur përqarje në mes tyre përmes militanëtve politik.

Ata kërkojnë që KEK’u të mos krahasohet me ndërmarrje të tjera, pasi aty mbahen 4 mijë familje, dhe për dallim nga ndërmarrjet tjera, KEK punon me fitim.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button