Lajme

Punëtorja e ETC-së në Mitrovicë infektoi edhe pesë familjarë të saj

Agim Bahtiri, kryetari i kësaj komune ka thënë se të gjitha rastet janë të kontaktit me të infektuaren e parë para dy ditësh, e që ishte punëtore e një supermarket në këtë qytet.

“Të gjithë të infektuarit kanë gjendje stabile shëndetësore dhe janë në vet-izolim, ku pas 14 ditësh do të testohen prapë”, ka thënë Bahitiri.

Përmes këtij shkrimi në Facebook, Bahtiri ka lutur gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm përkundër që komunës veriore të Mitrovicës do t’i hiqet masa e karantinës.

Shkrimi i plotë i Bahtirit:

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 49 mostra të marra nga personat që kanë pasur kontakt me të rezultuaren të infektuar nga Mitrovica para dy ditësh, ku 5 raste kanë dalë pozitiv me koronavirusin COVID-19.

Personat e infektuar janë familjarë të infektuares së parë, të cilët gjenden me vendbanim në fshatin Rekë. Të gjithë të infektuarit kanë gjendje stabile shëndetësore dhe janë në vet-izolim, ku pas 14 ditësh do të testohen prapë.

Duke pasur parasysh se nga nesër komunës veriore të Mitrovicës do t’i heqet masa e karantinës, atëherë i lus gjithë qytetarët që të jenë edhe më të kujdesshëm në marrjen e masave për mbrojte nga COVID-19.

Rruga e vetme për mbrojtje nga ky virus është zbatimi strikt i udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Të dashur qytetarë, me ndihmën e juaj do t’ia dalim edhe kësaj radhe.
AB

Back to top button