Lajme

Qeveria Hoti i dhuron një biznesi mbi 1000 euro, ani pse nuk kishin aplikuar për…

Qeveria Hoti i dhuron një biznesi mbi 1000 euro, ani pse nuk kishin aplikuar për ndihmë

Ardi Shita, pronar i dy bizneseve ka njoftuar se dje Ministria e Financave i ka përkrahur me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ani pse ai nuk aplikoi për një ndihmë të tillë.

Shita përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se komisioni ka vendosur që bizneset e tyre t’i përkrah me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ndonëse thotë se nuk kanë aplikuar për ndihma të tilla.

Madje ai thotë se këto para do t’i kthejë pasi e konsideron si ofendim.

“Republika e Kosovës në minimum, na ka ofendu rëndë me këtë veprim, të cilin kështu ashtu nuk e kemi kërkuar asnjëherë. Biznesi NUK përkrahet me këso masa koti, mënyra më e mirë në fakt me përkrah biznesin është me na lënë të qetë me vepru. Këto subvencione koti, prej tatimeve tona, shpenzoni si gjithçka tjetër që e keni shpenzu deri sot. Na leni të qete ta zhvillojm sektorin privat, se sektorin publik e keni knaq 😡”, ka shkruar Shita.

Kujtojmë se këto dy ditë qeveria ka nisur subvencionimin e disa bizneseve në vend, ku do të ndahen 290 për secilin punëtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button