Lajme

‘Qeveria Hoti’: Lista Serbe do të ketë të njëjtën fuqi politike si në Qeverinë Kurti

Deputeti i LDK’së, Arban Abrash, ka deklaruar se Lista Serbe do të ketë fuqi në Qeverinë Hoti aq sa kishte në Qeverinë Kurti.

Abrashi në një konferencë për media ka thënë se dje në mbledhje e LDK-së është diskutuar në formatin e Qeverisë Hoti dhe se nuk është diskutuar për përbërjen e kësaj qeverie.

“Me Listën Serbe kemi arrit marrëveshje e cila do të ketë të njëjtat kompetenca të garantuar me kushtetutën e Kosovës, ata do të marrin pak a shumë po aq fuqi politikë sa kanë pas në Qeverinë Kurti”, tha Abrashi.

Abrashi tha se Qeveria Kurti po vazhdon të shkel rëndë Kushtetutën e Kosovës dhe ka kërcënuar hapur Gjykatën e Kushtetuese. Ai ka thënë se në tendencat e Kurtit për të kontrolluar gjithçka dhe duke kërcënuar edhe Gjykatën Kushtetuese, po rrëshqet në diktaturë.

“Duke u zhytur edhe më shumë në tendencat për të kontrolluar gjithçka, i është drejtuar me një letër kërcënuese Gjykatës Kushtetuese duke thënë se nëse merr për bazë ankesa tjera tregohet e anshme. Pra vendimet e çdo institucioni duhet të jenë në sinkron me ato të Kurtit, përndryshe ai institucion është i anshëm, kjo qasje është një sinjal i pastër i rrezikut për të rrëshqitur në diktaturë”, ka thënë ai.

Po ashtu Abrashi tha se Kurti po tregon lidhje dashurie me Serbinë, ku fillimisht hyjnë qindra mjekë pa asnjë kontroll, lejon pastaj strukturat e Serbisë ta kontrollojnë Veriun e Kosovës dhe në fund i referohet Kushtetutës së Serbisë, kushtetutë kjo që i referohet Kosovë si pjesë e saj.

“Albin Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka treguar lidhje dashurie me Serbinë. Fillimisht hynë në Kosovë qindra mjekë pa asnjë kontroll. Lejoi ndërhyrjen e Qeverisë së Serbisë në Veri të Kosovës. Respektoi vendimin e Serbisë për karantiminin e Veriut. Qeveria e shkarkuar i referohet edhe Kushtetutës së Serbisë, kushtetutës e cila parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka thënë Abrashi, ne nje konference per shtyp nga selia e LDK.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button