Lajme

“Qeveria Kurti duhet të shkarkohet për të dytën herë”

Deputeti Bekë Berisha ka thënë se nuk ka të drejtë një ushtrues detyre që nuk është as ministër me ju ndal qarkullimin deputetëve të Kosovës.

“Unë nuk kam kërkuar leje sepse kjo qeveri është e shkarkuar një ushtrues detyre i ministrit nuk ka të drejtë të ju kufizojë lëvizjen deputetëve të Kosovës ne kemi përgjegjësi vetëm për popullin, aq më pak nga ministrat e shkarkuar.

Berisha ka komentuar edhe masat që ka marr qeveria në detyrë që sipas tij janë më shumë se gjendje e jashtëzakonshme.

“Qeveria për të dytën here e ka shkel kushtetutën dhe se masat e marra janë më shumë se gjendje e jashtëzakonshme në vend. Ne si deputet e kemi shkarkuar qeverinë nuk janë duke kuptuar vetëm me e i shkaru përsëri për të dytën herë” deklaroi Berisha.

Burimi

Back to top button