Lajme

Qeveria Kurti sot mbledhje, raporton për 100 ditëshin

Qeveria Kurti sot mbledhje, raporton për 100 ditëshin
Vendit iu deshën katër muaj për t’u bërë me institucione, derisa për herë të parë besimin e popullit e mori Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.

Pas një sërë takimesh, mospajtimesh në ndarje të pushtetit, Kurti dhe Isa Mustafa nga LDK arritën një marrëveshje që u quajt “Koalicioni i Shpresës”.

Por, as 50 ditë të plota, madje në mes të pandemisë COVID19, ky koalicion u thye, që rezultoi me një mocion mosbesimi nga ana e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti, i cili u mbështet nga opozita, shkruan Indeksonline.

Por, qeveria në detyrë, po e vazhdon punën e saj, e cila sot rrumbullaksoi 100 ditëshin e saj.

E, pikërisht për këto 100 ditë, sot Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar një mbledhje, e cila do të mbahet në orën 14:00, ku dhe do të raportohet për atë se çfarë kanë bërë gjatë këtyre ditëve./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button