Lajme

Qeveria ndaloi dasmat në Kosovë, Por ja çka bëjnë shqiptaret

Edhe pse institucionet përgjegjëse ende nuk kanë lejuar hapjen e restoranteve, në komunën e Malishevës nuk e kanë pasur pro blem fundjavën e kaluar të th yejnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, pasi disa restorante kanë organizuar dasma. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, ka konfirmuar këtë gjë. “Gjatë kësaj fundjave kemi pasur raste të tentimit të organizimit të dasmave dhe ahengjeve tjera, dhe për këtë qëllim, së bashku edhe me Policinë e Kosovës, jemi detyruar të ndërh yjmë në ndërprerjen e tyre. Edhe njëherë apelojmë tek pronarët e lokaleve hoteliere, por edhe tek qytetarët, që të vazhdohet me zbatimin në përpikëri të masave dhe vendimeve qeveritare, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, ka deklaruar Kastrati.

Source link

Back to top button