Lajme

Qeveria ndan gjysmë milioni euro për Luginën e Preshevës

Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) në emër të Qeverisë në detyrë, të mërkurën ka marrë vendim që të ndihmojë me 500 mijë euro komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Sipas njoftimit të ministriesë, kjo shumë është ndarë duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe obligimin që ka Qeveria e Kosovës për popullatën shqiptare e cila jeton në këto treva.

Një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e kësaj ndihme ka dhënë zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, z. Ilir Aliu, me prejardhje nga Kapiti Medvegjë, thuhet në njoftimin e MFT-së.

Minsistria njofton se për komunën e Preshevës ka ndarë dyqind mijë euro ashtu sikurse për komunën e Bujanocit ndërsa për komunën e Medvegjës, njëqind mijë euro.

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se pagesat përkatësisht donacionet janë realizuar me datën 27 prill.

“Sipas procedurave të zakonshme bankare, këto pagesa janë realizuar si transfere ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG” (Gjermani) në llogaritë e komunave në Bankën Qendrore të Serbisë, si ndihmë dhe solidaritet për popullatën e atjeshme në këtë kohë pandemie nga Qeveria e Republikës së Kosovës”./Objektiv/

Burimi

Back to top button