Lajme

Qeveria vendos: Më 30 maj hiqen karantinat në Kosovë

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit, ka marrë vendim që nga 30 maji të shfuqizohet vendimi për karantinë në Qendrën e Studentëve dhe ajo në Vranidoll, shkruan Gazeta Metro.

Qeveria në detyrë Kurti sot vendosi që personat që gjenden në karantinë në këto dy hapësira, duhet të testohen dhe të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme.

Po ashtu thuhet në vendimin e ri që të gjithë personat që në Kosovë të obligohen të vetizolohen për 14 ditë, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore.
“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse. Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në njoftim të Qeverisë me të cilin bëhet e ditur se edhe të gjitha vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen.

Kujtojmë se gjatë karantinimit ka pasur një mori skandalesh e deri tek vetëvrasja e të riut nga Gjilani, Agron Musliu, po ashtu edhe lirimi i të karantinuarve në baza partiake dhe shkruar raporte mashtruese se vuajnë nga sëmundje të ndryshme, kjo ndodhi vetëm që të lirohen nga karantina.

Burimi

Back to top button