Lajme

Qeverisë së Kurtit ia bllokuan 200 milionë euro: Hotit i shkojnë në zyrë përfaqësuesit e MCC

Vetëm 5 ditë më parë, Koorporata Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation) zhbllokoi fondet, ose konkretisht 200 milionë dollarë të cilët i kishte bllokuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit. Përfaqësuesit e së njëjtëS, sot i shkuan në zyrë kryeministri të ri, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Sapo erdhi në pushtet, një ndër vendimet e para që e mori Kryeministri Hoti, ishte heqja e reciprocitetit, të cilën Serbia e konsideronte si pengesë për dialog.

Mendim të ngjashëm kishin edhe BE dhe SHBA’ja. e një fond që vjen nga kjo e fundit ishte bllokuar pikërisht për shkak të masës së reciprocitetit, që e kishte vendosur Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

Sidoqoftë, vetëm një ditë pasi Kryeministri i ri, Avdullah Hoti largoi këtë masë, MCC vendosi t’i zhbllokojë 200 milionë dollarët për Kosovën dhe shumë shpejt pritet të nisin investimet e para në Kosovë.

Përfaqësues të së njëjtës, sot i shkuan në zyrë Hotit, ku shprehën gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen ndaj vendit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kryeministri, ku ndër të tjera u tha se Hoti falenderoi përfaqësuesit e MCC për mbështjetjen e dhënë financiare, shkruan Gazeta Metro.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), kryesuar nga znj. Sarah H Olmstead, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës.

Kryeministri Hoti falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe theksoi zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve, pasi që Republika e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillim dhe stabilitet ekonomik.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë u bë e ditur se MCC veç se ka filluar implementimin e 49 milionë dollarëve, ku fillimisht parashihet ndërtimi i 3 mijë shtëpive për rastet sociale dhe ndihma për gratë.

Ndërsa, pjesa e dytë që është shumëfish më e madhe, përfshin edhe një projekt më të madh si dhe ndihmë për disa komuna të Kosovës.

Back to top button