Lajme

Raka: Pas 4 majit mund të shtohen rastet me COVID -19, por tash mund të menaxhohet situata

Në një lidhje direkte mikrobiologu, Lul Raka, foli rreth situatës epidemiologjike me Covid 19 në Kosovë.

Raka deklaroi se në dy javët e ardhme mund të kemi ulje të rasteve me koronavirus, mirëpo, sipas tij, situata në Kosovë është e menaxhueshme.

Në dy javët e ardhme pritet që të kemi ulje të rasteve me Covid 19. Pas lirimit të masave kur planifikohet me 4 maj, mund të ketë një rritje të lehtë të numrave, mirëpo kjo rritje do të jetë e menaxhueshme.

Piku është arrite me 12 prill, kur i kemi pas rastet më së shumti brenda ditës. Por ne tash e kemi pa që dy ditëve të fundit ne kemi pas më shumë të shëruar se sa të infektuar”, thotë ai.

Burimi

Back to top button