Lajme

Rakiq paralajmëron reciprocitet nëse nuk lejohen votimet në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë

Kryetari i Listës Serbe, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, u shpreh në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës se serbët do të votojnë në zgjedhjet e shpallura nga Serbia më 3 prill dhe paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Prishtinën.

Rakiq, kur u pyet se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë, pohoi se nuk mund të përgjigjet për këtë.

Ai tha se serbët nga Kosova nuk do të “lejojnë që Prishtina t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë”, duke theksuar se e drejta e votës është një e drejtë themelore e njeriut e garantuar me të gjitha normat dhe rregulloret ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë arsye ne tani po themi se zgjedhjet serbe më 3 prill do të mbahen në të gjitha sferat në Kosovë, tha Rakiq, duke shtuar se serbët nga Kosova janë të përkushtuar për një jetë të qetë dhe normale në liri.

“Ne paralajmërojmë Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se vendimi për ndalimin e referendumit do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Rakiq.

Serbët në Mitrovicë të Veriut ishin tubuar në orët e mëngjesit duke kundërshtuar mos lejimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi.

Ndërkaq sipas policisë për në orën 12:00 është paralajmëruar një protestë.

Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit në vend. /Telegrafi/

Referendumi në Serbi, Melihate Tërmkolli thotë se kjo është fitore me Kurtin e Osmanin!

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas tërheqjes së Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook u shpreh se kjo është një fitore e Kosovës me Kurtin dhe Osmanin.

“ Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet”, deklaroi Tërmkolli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!

“Dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare në Kuvend, të tjerat po ia mbajn zhagin Kurtit”

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka reaguar për seancën e djeshme të thirrur në urgjencë.

Muhaxheri konsideron se nuk kishte nevojë për këtë seancë kur dihet që Kurti e kishte mandatin për të marrë vendim qe ta pengoj mbajtjen e referendumin edhe pa rezuluten e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Dje në seancën e Kuvendit janë vërejtur dy gjëra;e para, Kurti ka frikë të marrë vendime pa e futur në lojë Kuvendin ndonëse kishte mandat për të marrë vendim dhe,e dyta, dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare, ndërsa të tjerat po ia mbajnë zhagin Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button