Lajme

Rama: Nuk mund të dilni nga shtëpia deri të hënën!

Kryeministri Rama njofton se kjo fundjavë do kalojë në izolim total, ashtu si fundjava e kaluar. Nga ora 13:00 e ditës së nesërme (e shtunë 11 prill), dhe deri të hënën në orën 05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat do të jenë mbyllur.

Më pas nga e hëna fasha orare do të zgjatet deri në 17:30 dhe do të keni 90 minuta kohë për pazar.

Njoftimi: “Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13:00. Nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi. Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”.

Burimi

Back to top button