Lajme

Rama prezantoi projektin për teatrin e ri në Tiranë

Shembja e objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ditë më parë solli reagim të gjerë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Rrënimi i objektit të teatrit në kryeqytetin shqiptar, u shoqërua edhe me protesta të mëdha, ku pati arrestime dhe përplasje të forta me policinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka publikuar projektin e ri, se si do të duket objekti për teatrin e ri.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook të shoqëruar edhe me fotografi të projektit, Rama tha se objekti i ri nesër do të ketë pëlqimin e të gjithëve.

Ai tha se projekt-ideja është konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.

“Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”, shkroi Rama.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojnë protestat në kryeqytetin shqiptar, që kanë nisur nga e diela, si kundërshti ndaj rrënimit të objektit të vjetër të Teatrit Kombëtar.

Kësaj proteste, do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) Lulzim Basha, i cili të dielën ka njoftuar se do të mbështesë protestën e sotme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Protesta kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme në Tiranë, ku ka pasur edhe arrestime.

Me artistët shqiptarë janë solidarizuar edhe homologët e tyre nga Kosova përmes një aksioni simbolik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

MIRËMËNGJES😊 me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels🙏 Duke…

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 17 mai 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button