Lajme

Rama Zbulon Çfarë I Tha Erdogan Në Takimin E Parë: Shqipëria Dhe Kosova Janë Në Zemrën Time

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhin e parë që i ka dhënë Presidenti i Turqisë, Erdogan, në takimin e parë që kanë zhvilluar së bashku, kur ky i fundit ishte akoma Kryeministër i Turqisë.

“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e vecantë.

Unë do të flas sa më shkurt, pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë, mikun tim të çmuar, presidentin Erdogan.

Sot dua të tregoj një episod, që nuk kam për ta harruar kurrë nga takimi im i parë fare me Presidentin, i cili aso kohe ishte kryeministri i Turqisë.

Të them të drejtën unë isha i ndrojtur, sepse e njihja vetëm nga televizori, dhe nga televizori nuk duket dhe aq i buzëqeshur.

Dhe me thënë të drejtën, edhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë, më shikonte, por nuk buzëqeshte.

Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë “dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time, shqiptarët janë në zemrën e popullit turk.

Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla, atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd”.

Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mik të Presidentit Erdogan.

Një gazetar gjerman më pyeti “a është e vërtetë që e keni mik Presidentin Erdogan”.

I thashë “jo, nuk është e vërtetë, e kam shumë mik, jo mik”.

E kam frikë përkthyesin se nuk di si m’i përkthen fjalët, por nuk kam rrugë tjetër, duhet t’i besoj, se unë jam në moshë të thyer për ta mësuar tani turqishten”, tha Rama.

Automjete të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot duke qarkulluar në Mitrovicë.

Lëvizjet e Njësive Speciale po ndodhinn në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë kundër hapjes së vendvotimeve në Kosovë për referendumin e Serbisë, që do të mbahet të dielën (më 16 janar).

Mësohet se ekipeve të Njësive Speciale u është kërkuar të jenë në gjendje gatishmërie nëpër baza në rast se kërkohet ndonjë ndërhyrje. /Telegrafi

Opinionisti i reality-show më të ndjekur të momentit në trojet shqiptare, “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka njoftuar se së shpejti do të kurorëzojë dashurinë me martesë.

Kjo gjë u bë e ditur para pak javëve, ku në një intervistë me aktorin, Donald Veshaj zbuloi se pas përfundimit të reality-show ka planifikuar martesën, teksa e ka pyetur aktorin nëse ka ndonjë ide për propozim që t’i tregoj pasi që kanë moshën e njëjtë.

Por a e keni ditur se kush është vajza qe ia ka rrëmbyer zemrën opinionistit?

Ajo është Vlera Devolli, vajza e biznesmenit të njohur Blerim Devollit, e që dyshja para disa muajsh janë fejuar në qytetin e Tiranës.

Përmes disa fotografive, Arbëri e ka zbuluar partneren e tij, duke shkruar: Vlera ime.

Po ashtu, Arbëri edhe nëpër intervista të ndryshme ka folur për marrëdhënien e tij me Vlerën dhe momentin se si janë njoftuar ata.

Mediat Serbe E Shpallin “Hero” Driton Selmanajn Pasi Nuk E Votoi Rezolutën Që E Ndalonte Referendumin

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Kuvend është miratuar rezoluta për moslejimin e referendumit serb në territorin e Kosovës.

Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Deputeti që ka abstenuar është Driton Selmanaj nga radhët e LDK-së. Në një postim në Facebook, ai ka renditur arsyet që e motivuan atë për të abstenuar.
Abstenimi i Selmanajt është raportuar nga të gjitha mediat në Serbi.

Deklarata e tij se “është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh”, është titulli që i kanë vënë raportimit këto media.

“Tash do t’i shohim pasojat e mosbashkëpunimit me vendet e QUINT-it”, shkruan gazeta serbe “Politika”.

Më pas ato raportojnë për arsyet që e kanë çuar Selmanajn të abstenoi.

Selmanaj, sipas një postimi në Facebook, ka sqaruar se ka pasur bindjen që kjo seancë e thirrur nga kryeministri Albin Kurti ka qënë për ta shpërndarë një pjesë të përgjegjësisë, siç e quan ai, nga pazotësia e tij.

“Arsyeja e parë: Seanca e jashtëzakonshme ishte e panevojshme, e pakuptimtë dhe pa fije substance. Asnjëherë nuk ka nevojë që Kuvendi të mblidhet për t’ia kujtuar dhe rikujtuar detyrat kushtetuese që kanë institucionet tjera.

Detyrat kushtetuese për Kryeministrin, Presidentin dhe Kuvendin janë të shkruara dhe të përcaktuara me Kushtetutë, ato duhet zbatohen me detyrim nga të gjithë, pa pasur nevojë për rikujtim ndaj njëri tjetrit.

Arsyeja e dytë: Kisha bindjen që kjo seancë ishte thirrur nga Albin Kurti për ta shpërnda një pjesë të përgjegjësisë vendimmarrëse nga pazotësia e tij për të marrë vendime në zbatim të detyrimeve kushtetuese.

Mungesa e integritetit të tij për të marrë vendime, futi në cirkun e tij krejt në mënyrë të pakuptimtë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

Tutje, deputeti Selamanaj ka thënë se pasojat e mosbashkëpunimit të kryeministrit Kurti me shtetet e QUINT-it do të shihen në ditët e muajt në vijim.

“Arsyeja e tretë: Mënyra e menaxhimit të kësaj situate në relacion me partnerët tanë strategjikë me theks të veçantë me SHBA-të. Është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh.

Kjo tregon që Albin Kurti me njerëzit e tij ka cenuar rëndë komunikimin dhe bashkëpunimin me ta. Pasojat e këtij mos bashkëpunimi do i shohim në ditët dhe muajt në vijim. Kam bindjen që ky është vetëm fillimi”, ka shtuar Selmanaj.

“Në fund dua të shpreh qëndrimin që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës duhet të mbrohen me çdo kusht nga të gjithë ne. Detyrimet kushtetuese dhe ligjore duhet të zbatohen pa asnjë mëdyshje. Marrëdhëniet e mira me aleatët tanë duhet të ruhen si sytë e ballit”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button