Lajme

Ramadani: Kështu do të kthehemi në pikën zero me virusin

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar rreth punës së Miroslav Lajçak si ndërmjetësues i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.

Latifi thotë se emisari i BE’së, duket si personi i cili shtëpinë e tij e ka të mbytur në probleme, ndërsa niset për t’i zgjidhur problemet që kanë nisur në shtëpitë e të tjerëve.

Përmes një postimi në Facebook, filozofi Latifi një ditë para vizitës së Lajçakut në Kosovë, ka thënë se BE ka pasur vetëm një instrument ndikimi në Ballkan, që nënkupton politikën e zgjerimit, e që sipas tij, kjo politikë tashmë është suspenduar.
Madje duke përdor thënie filozofike të filozofit dhe politikanit të njohur, Tomas Hobs, profesori Latifi thotë se BE nuk mund të garantojë asnjë marrëveshje që mund të arrihet midis Kosovës dhe fqinjit të saj verior, Serbisë, duke shtuar shprehjen se “marrëveshjet pa garancinë e shpatës, janë vetëm fraza boshe”.

“Lajçaku, emisari i Bashkimit Europian, i ngjanë atij njeriut që derisa shtëpinë e tij e ka të mbytur në probleme e sherre, niset për t’i zgjidhur problemet e sherret që kanë plasur në shtëpitë e të tjerëve. Bashkimi Europian e ka pasur vetëm një instrument ndikimi në Ballkan: politikën e zgjerimit! Tash që kjo politikë praktikisht është suspenduar, Bashkimi Europian nuk mund të garantoj asnjë marrëveshje që mund të arrihet midis Kosovës dhe Serbisë. Është koha ta ripërsërisim mendimin e Hobsit: marrëveshjet pa garancinë e shpatës, janë veç fraza boshe!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Nga ana tjetër, tashmë është bërë e ditur se ndërmjetësuesi i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak nesër do të vjen në Kosovë dhe do të qëndrojë tri ditë për të takuar me krerët institucional dhe politik.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme të mbajtur për media nuk ka bërë të ditur nëse do të takojë nesër emisarin e BE’së për dialog.

Për këtë të fundit, i pari i shtetit tha se duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur, dhe se vetëm me qasjen për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë sukses. Ndërkaq, çdo qasje tjetër, sipas tij do të dërgojë në dështim të tij dhe vet BE’së.

“Unë nuk jam i informuar për agjendën dhe përmbajtjes së vizitës së Lajcakut në Kosovë. Nuk është koha më që të hapen çështje teknike, me pretendime për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Lajcak duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Nëse vjen me këtë objektivë dhe qasje që duhet të përmbyllet me njohje reciproke është i mirëseardhur. Çdo qasje tjetër është e dështimit të tij në Kosovë, por edhe vet të BE-së” ,u shpreh ai.

Këto komente, presidenti Thaçi i bëri pas takimit të sotëm me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Ky i fundit theksoi se nesër do të presë në takim ndërmjetësuesin evropian, tha se pas këtyre takimeve po formësohet struktura e procesit të dialogut.

“Lajçak vjen nesër në Prishtine për të prezantuar këtë qëndrim tonin. Unë kam qenë komunikim me të komplet gjatë gjithë javës së kaluar me të dhe ambasadorë të tjerë të Qunit-it. Unë besoj që ngadalë po formësohet dhe unifikohet qëndrimi i të gjithë institucioneve të Kosovës sa i përket dialogut…ne jemi të gatshëm e kemi artikuluar të qartë qëndrimin tonë si qeveri. Kam komunikuar edhe me presidentin, do të kemi të mërkurën takim edhe me shoqërinë civile. Ngadalë ne po e formësojmë komplet konjukturën e procesit të dialogut. Do të kem komunikim edhe me Kuvendin e Kosovës në këtë drejtim. Sa i përket neve jemi të gatshëm të shkojmë” , tha ai. /gazetaprishtina.info

Burimi

Back to top button