KosovëLajme

Ramiz Kelmendi ngrit pagat për mbi 4 mijë punëtorë të ELKOS

Biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se ka ngritur pagat për të gjithë punëtorët e kompanisë së tij.

Kelmendi u shpreh i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit, shkruan Jepi zë.

Tutje ai i uroi punëtorët që rritjen e pagës ta shpenzojnë me shëndet.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që ‘Elkos Group’ nga ky muaj ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe disa nivelizime dhe barazime në përqindje nga 8% deri 10%.

Me këtë rast së pari i falënderojë familjarët koleg, stafin menaxhues për rezultatet e arritura.

Rritja të cilën e kemi aplikuar në rrumbullakësim vjetor ka koston e 947 mijë eurove. Jam i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton seriozisht ekonominë dhe buxhetin familjarë.

Koleg të dashur, rritjen e shpenzofshit me shëndet.

Ramiz Kelmendi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button