Lajme

Ramiz Lladrovci flet nga QKUK: Mos e neglizhoni këtë virus!

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka uruar shërim të shpejtë Nexhmi Rudarit, pasi ky i fundit u konfirmua me koronavirus.

Lladrovci i cili është në përfundim të kalimit të virusit, ka thënë se nuk e ka përjetuar fort lehtë

“Nexhmi, ishalla e kalon sa me lehte. Te lutem mos e neglizhose to qon oshte. Une e neglizhova ppo ke tuje ma lujte…! Sherim te shpejt sjoku!”, ka shkruar Lladrovci në postimin e Rudarit ku ai tregon se është prekur nga virusi.

Lladrovci njihet për gjuhën e tij të papërshtatshme në publik.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tash e disa ditë është shtruar në spital dhe po vazhdon ende trajtimin./gazetametro.net

Back to top button