fbpx
KosoveLajme

Ramush Haradinaj e kujton me fjalë të mëdha heroin e kombit, Adrian Krasniqin

Ramush Haradinaj e kujton me fjalë të mëdha heroin e kombit, Adrian Krasniqin
Ramush Haradinaj e ka kujtuar heroin e kombit, Adrian Krasniqin në përvjetorin e 22-të të vrasjes së tij.

Të guximshëm, të dashur dhe me të gjitha tiparet e heroit, e ka vlerësuar Haradinaj djaloshin që ia fali jetën atdheut.

“Ishe student i dalluar po aq sa edhe luftëtar.

Gjithmonë besove në liri, për të cilën dhe u përjetësove 22 vjet më parë, duke i prirë karvanit të dëshmorëve të Pejës.

Ishe i dashur, i guximshëm me të gjitha tiparet e heroit. Ashtu do të mbetesh në kujtimin tonë dhe të brezave që vijnë Adrian Krasniqi, hero dhe gjeneral.

Duke u përulur para veprës sate madhore, krenohem që u njohëm bashkë në ditët e lavdisë. Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur.

Lavdi e përjetshme!”, shkruan Haradinaj në njoftim.

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close