Lajme

Reagon Kryeshefi i shkarkuar i Trepçës

Vendimi i sotëm i marrë nga Bordi Mbikqyrës i Drejtorëve në ndërmarrjen publike “Trepça”, për shkarkimin nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, është quajtur politik dhe i padrejtë nga vetë kryeshefi tashmë i shkarkuar i kësaj ndërmarrje, Basri Ibrahimi, i cili thotë se do t’i ndjekë të gjitha procedurat ligjore në lidhje me këtë vendim, për të cilin do të dalë fitues meqë nuk ka bërë asnjë keqpërdorim të detyrës, shkruan Gazeta Metro.

Ibrahimi në një përgjigje për Gazetën Metro, lidhur me shkarkimin e tij është shprehur mjaft i sigurtë që një vendim i tillë është politik, për të cilin është detyruar ky bord ta marrë me urdhër nga Ministrja Rozeta Hajdari, që sipas Ibrahimit me shkarkimin e drejtorëve me pretekst çkapjen e shtetit, po bën kapje.

“Bordi mbikqyrës e ka marrë një vendim politik, Shkarkimi i drejtorëve nëpër ndërmarrje publike nga ministrja Hajdari me pretekst çkapjen e shtetit, po bën kapje meqë unë nuk i përkas asnjë partie politike, jam apolitik dhe vetëm kam kryer punët e mia. Bordi sot ka pasur një takim me punëtorët të cilët nuk u kanë dalë pagat për muajin mars, dhe ky është shkak edhe i shkarkimit tim gjoja nuk e kam menaxhuar mirë.
Prej kur kam marrë detyrën më 10 qershor të vitit të kaluar, për gjashtë muaj kemi rritur fitimin për 25 përqind. Ndërsa në janar dhe mars është vit rekord i prodhimit që nuk e ka pas Trepça asnjëherë prej pas lufte”.

“Shkarkimi im është puro-politik. “Kjo është nga zonja Hajdari e cila ka marrë një mision nga Z. Kurti që t’i shkarkojë të gjithë bordet dhe kryeshfat ekzekutiv me qëllim të ç’kapjes e që po bëjnë kapje të të gjitha këtyre kompanive”, ka thënë tutje Ibrahimi.

Madje, ai ka shtuar se një vendim të tillë nuk do të lejojë që të përfundoj pa i ndjekur procedurat ligjore,për të cilat është i sigurtë që do të dalin në të mirën e tij, meqë thotë se nuk ka pasur asnjë keqmenaxhim.

“Po them prap është vendim i padrejtë dhe politik që është detyruar ta marrë Bordi, unë natyrisht se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore juridike sepse jam institucionar nuk kam keqpërdorur detyrën dhe jam shumë i sigurtë se do të dal me të drejtë”, ka thënë Ibrahimi për Gazetën Metro. /gazetametro.net

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button