Lajme

Reagon Lul Raka, tregon kur mund të jenë gjasat reale për kthimin e izolimit

Reagon Lul Raka, tregon kur mund të jenë gjasat reale për kthimin e izolimit

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka reaguar edhe mikrobiologu Lul Raka. Ai përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje për respektim të rekomandimeve të Insititutit të Shëndetit Publik e ruajtje të distancës sociale.

Raka përveç që ka deklaruar se rritja e numrit të rasteve pas lirimit të masave ka qenë e pritshme, tha se numri i rasteve do të jetë në korrelacion me zbatimin e masave parandaluese nga secili qytetar i Kosovës, pasi sipas tij virusi është ende këndej pari “dhe do të shfrytëzojë çdo pakujdesi tonën”.

Raka ka treguar se mos kujdesi dhe rritja e rasteve që kërkojnë hospitalizim si pasoj e Covid-19 mund të qoj në opsionin e riizolimit.

“Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave”.

“Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opcion real”, tha Raka.

Burimi

Back to top button