Lajme

Reagon Ministria e Punëve të Brendshme për djegien e xhamisë në Drenas

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike e ka dënuar fuqishëm djegin e xhamisë në fshatin Vërboc të Drenasit.

MPB thotë se ky akt kriminal synon të provokojë ndjeshmërinë e besimtarëve dhe dëmton rëndë tolerancën fetare dhe bashkëjetesën në vend.

“Me këtë rast, u.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka kërkuar angazhim maksimal deri në gjetjen e personave përgjegjës që e kanë kryer këtë vepër, të cilët duhet të dalin para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të bëhet zbardhja sa më e shpejtë e këtij rasti. Sveçla falënderon banorët e fshatit dhe përgjithësisht besimtarët, të cilët nuk kanë rënë pre e provokimeve që mund të jenë orkestruar prej qarqeve që kanë interesa në destabilizim e dobësim të shtetësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e plotë.

Burimi

Back to top button