Lajme

Rekord rastesh me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62-vjeçar nga Tepelena, një 63-vjeçar nga Lezha, një 70-vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73-vjeçare, një 81-vjeçar dhe një 82-vjeçar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur edhe 146 persona të konfirmuar pozitivë me Covid.

Back to top button