fbpx
Lajme

Restoranti hapet më herët që t’i shërbejë 3 vjeçares me kancer

3 vjeçarja Adelajda Stenli nuk mund të dalë në publik apo të jetë pranë njerëzve. 7 muaj trajtim kundër kancerit e kanë lënë vajzën me një sistem imunitar shumë të dobët.

Por kjo se ndalonte atë që të donte të shkonte në restorantitn e saj të preferuar. Kur pronari i restorantit J. Wilson’s në Teksas dëgjoi dëshirën e klientes 3 vjeçare, ai vendosi mnjëherë ta bënte realitet. Atë ditë restoranti u hap më herët, u dekorua në rozë dhe i gjithë vakti u pagua nga pronari.

“Ata nuk kishin pse ta bënin këtë,” tha mamaja e Adelajdës për CNN. “Por gjithsesi ata e bënë këtë gjë.”

Më pas, në ditëlindjen e tretë të Adelajdës, mjeku i familjes i tha prindërve të vajzës që duhet ta ekzaminonin, pasi pa disa pulla të kuqe në trupin e saj.

Shtëpia dhe spitali u bënë të vetmet vende, ku ata iknin si familje.

“Ne u shndërruam nga njerëz që përqafojnë këdo në njerëz me fobi nga mikrobet, kështu që nuk sjellim asgjë nga jashtë në shtëpi te vajza,” shpjegon i ati. “ Ndaluam së bëri gjëra si familje.”

Muajin e kaluar Adelajda vërejti nga makina shenjën e restorantit dhe i pyeti prindërit nëse mund të futeshin brenda. Me zemër të thyer, i ati u përgjigj, “Do të shkojmë kur të shërohesh.”

Këtë rast të trishtë, e ëma e ndau me një shoqe, e cila foli me restorantin, për ta organizuar.

Pronari i restorantit tha: “Ne nuk e menduam dy herë. E hapëm restorantin një orë para dhe bëmë gjithçka gati.”

Restoranti u dekorua në rozë, ngjyrën e preferuar të Adelajdës dhe gatuan ushqimin e saj të preferuar, biskota. Ata nuk i lejuan prindërit as të paguanin për këtë.

“Nuk mund ta shpjegoj dot sa domethënie ka kjo për mua, Adelajdën, tim shoq dhe vajzën tjetër,” tha e ëma.

Adelajda është ende duke u trajtuar, por mezi pret sa të shkojë sërish në restorant

Auto 200207163017 02 Cancer Patient Restaurant Meal Exlarge 1691581333253
Auto 200207163017 02 Cancer Patient Restaurant Meal Exlarge 1691581333253

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close