Lajme

Rezik i madh për njerëzimin! Zjarre të mëdha po i afrohen reaktorit bërthamor të Çernobilit

Disa zjarre në pyje janë duke iu afruar mbetjeve radioaktive në reaktorin bërthamor të Çernobilit. Disa po paralajmërojnë se kjo situatë përbën kërcënim për katastrofë radioaktive.

Në disa pamje shihet tymi që i ësht afruar reaktorit numër katër, i cili kishte shpërthyer gjatë aksidentit më të madh bërthamor në ish-Bashkimin Sovjetik më 1986, shkruan “Daily Mail”.

Të ashtuquajturat “zjarre me kurora”, që shpërndahen me shpejtësi të madhe përmes majës së drurëve, janë duke u përhapur në drejtim të zonës së pabanuar përreth reaktorit të braktisur.

Qeveria ukrainase po mundohet ta zvogëlojë panikun për rrjedhje të mundshme radioaktive, por dëshmitarët kanë frikë se mund të ketë fatkeqësi, nëse flakët nuk shuhen.

Një zjarr ndodhet më pak se pesë kilometra larg mbetjeve radioaktive, sipas Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Zonës së Veçantë.

Zëvendësministri i brendshëm, Anton Herashchenko, tha se drurët janë prerë përreth zonës famëkeqe të centralit për ta parandaluar përhapjen e zjarreve.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button