Lajme

Richard Grenell publikon fotografi nga ditët kur përballej me kancerin

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ndarë një copë rrëfimi nga jeta e tij dhe lufta e fituar kundër kancerit.

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Grenell ka publikuar një fotografi pasi u ishte nënshtruar 6 seancave të kemioterapisë.

Grenell thotë se kur je i sëmurë, mbështetja nga shokët dhe familja është një gjë jetike.

Ky jam unë. Tri javë pas seancës së 6-të të kemio-s, kisha dalur për një vrap të shkurtër me Jennyn. Kur je i sëmurë mbështëtja nga shokët dhe familja janë jetike. Sot jam i shëruar nga kanceri. Faleminderit çdo njërit që më ka ndihmuar përgjatë kësaj rruge”, ka shkruar Grenell.

Richard Grenell aktualisht është një prej njerëzve më të besuar të presidentit amerikan, Donald Trump.

Nëpër intervista të ndryshme, Grenell flet për luftën e fituar ndaj kancerit, derisa thotë se tashmë e vlerëson jashtëzakonisht kohën dhe se jeton sot për sot.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button