Lajme

Rikthehet Aida Shtino, Si ma shkatërruan emisionin dhe divorci me bashkëshortin

Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun. Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të humbur”, ndërsa sot Aida i mungon ekranit.

Moderatorja është rikthyer sot me një intervistë për “Gazeta shqiptare”, ku tregon si ia shkatërruan emisionin, çështjet e pazgjidhura që i kanë mbetur peng nga “Njerëz të humbur”, e deri tek jeta e saj personale.

“Fatkeqësisht ma mbyllën. Dhe ajo ka qenë dita ime më e mërzitur gjatë gjithë kohës të punës sime. Jam përpjekur shumë ta mbaja me mish e me shpirt, madje disa muaj e kam paguar vetë nga financat e mia personale stafin tim, sepse doja që ajo punë të vazhdonte dhe për këtë nuk jam penduar.

Atë ditë kur kam parë të më prishin studion dhe kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat, kam marrë makinën dhe kam shkuar diku vetëm dhe ka qenë një nga ato momente, ku jam ligështuar dhe mendoja se ku gabova? Pse? Si mundet të mbyllet gjithë ajo punë?

Gjithë ato struktura të ngritura në të gjithë botën në kërkim të atyre që mungonin, në kërkim të fëmijëve të zhdukur. Të gjitha i shkatërruan.

Në fakt janë shumë “pse” që unë edhe sot nuk u jap dot përgjigje. Për mua, ai nuk ishte vetëm një emision televiziv, por ishte një mision ku ne, një grup gazetaresh po bënim diçka që nuk po e bënte as policia. Ju jeni dëshmitarë vetë të rasteve që ne kemi gjetur”.

Burimi

Back to top button