Magazina

Rita Ora shfaqet ekstravagante edhe në veshjen sportive, shkëlqen në paraqitjen e radhës

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mahnit çdo herë me stilin e saj të veshjes dhe imazhet që poston në rrjetet sociale. Edhe së fundi, nuk ishte ndryshe, kjo sepse 26-vjeçarja postoi disa fotografi për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ylli i hitit “Anywhere” u paraqit me një veshje të markës “Miu miu”, që përfshinte tuta sportive me ngjyrë të zeza, qorape të bardha të kombinuara me taka të larta me detaje diamanti, çantë dhe bluzë të tejdukshme po ashtu me detaje nga gurë diamanti.

Këngëtarja e njohur kompletoi dukjen me grim të lehtë dhe flokë të valëzuara, teksa u shfaq në formë të mirë dhe me shumë stil. Kujtojmë që këtë kohë, Rita ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të ndryshme, ajo së fundi mori pjesë në premierën e filmit “Eternals”, ku u paraqit përkrah partnerit të saj, Taika Waititi.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Rita hyri në mesin e këngëtare femra më të dëgjuara të shekullit 21, listë në të cilën bëri pjesë e edhe ylli tjetër kosovar i muzikës, Dua Lipa. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button