fbpx
Teknologji

Rolls-Royce i prodhuar para 92 viteve shitet për 600 mijë funte, brenda tij nuk mungon asgjë

Një nga modelet më të mira të Rolls-Royce që asokohe kur është prodhuar konsiderohej si një pallat në rrota, pritet të shitet në ankand për një çmim marramendës – 700 mijë funte. Bëhet fjalë për modelin Phantom I i prodhuar në vitin 1926 që e kishte blerë drejtori financiar i kompanisë Woolworth, Clarence Gasque, si dhuratë për gruan e tij Maude,

Brenda kësaj veture nuk mungon pothuajse asgjë, duke filluar nga karriget luksoze, banaku me pije alkoolike, tepihu dhe enterieri i mbuluar nga druri i shtrenjtë. Duke marrë parasysh se ishte prodhuar para më shumë se 90 viteve, kjo veturë edhe sot konsiderohet si njëra nga veturat më luksoze, duke dëshmuar edhe njëherë se britanikët kanë inxhinierinë e zhvilluar. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë që tregojnë elegancën, luksin si dhe komoditetin që e ofron kjo veturë.

Hiper-makinën e fuqishme, prodhuesi e ka quajtur Chaos Ishte planifikuar të prezantohej në Geneva Motor Show, të njohur për prezantime makinash të fuqishme si Rimac C_Two dhe Bugatti Chiron Pur Sport, por Chaos nuk u shfaq, pasi ky aktivitet u anulua si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Megjithëse Spyros Panopoulos Automotive planifikon ta prezantojë në po të njëjtin aktivitet gjatë vitit që vjen, ka shfaqur që tani disa pjesë të kësaj hiper makine.Deri më tani, kjo hiper-makine greke është paraqitur nën një shtresë dhe nuk vërehej asgjë, ndërsa tani i është shfaqur pjesa e pasme, ku shihen gypat për nxjerrjen e gazrave të punuara me teksnikën 3D, si dhe dritat LED që po ashtu janë me teknikën 3D.

Këto janë të vetmet detaje, që janë zbuluar lidhur me këtë hiper-makinë, pasi prodhuesi ka bërë të ditur se nuk do të tregojë më asgjë derisa ta prezantojë në tërësi.Brendësia e makinës është shumë më e veçantë, se sa dizajni futuristik që e ka përjashta, pasi që do ta ketë motorin me 2,000 kuaj fuqi, apo edhe tjetrin me 3,000 kuaj fuqi si opsion shtesë. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë brenda dy sekondave, ndërsa thuhet se Chaos është një makinë për dhjetë vjet përpara kohës së vet.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close