Lajme

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 6 fëmijëve: Ish-partneri më kërcënon nga burgu, më thotë; ‘do të pres këmbët po më nxirr nga këtu’

Historia prekëse e nënës së 6 fëmijëve, Stela Muçaj, e cila prej vitesh dhunohej nga ish-bashkëjetuesi i saj, është rikthyer sërish në studionin e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Në një lidhje skype Stela tregoi se si pas emisionit të parë jeta e saj kishte ndryshuar. Ajo tha mes emocioneve se pas 35 vitesh, ajo kishte gjetur babain e saj, ekzistencën e të cilit nuk e dinte. Por duket se jeta i ka falur edhe lot gëzimi.

Nëna e 6 fëmijëve tregoi se ishte takuar me babain e saj, i cili nga martesa e tij e re kishte një djalë dhe një vajzë. Por Stela mirënjohje shpreh veçanërisht për njerkën, që i ka dhënë ngrohtësinë e një nënë të vërtetë. 35-vjeçarja thotë se kam rilindur me të mirat që i solli jeta, por problemet nuk marrin fund, pasi ish-bashkëjetuesi vazhdon të jetë kërcënim për të, edhe pse ai ndodhet pas hekurave.

HISTORIA
Stela Muçaj, edhe pse është nënë e dy fëmijëve, varfëria e ka detyruar që të mbajë vetëm dy prej tyre pranë vetes. Një fëmijë që nuk e ka me ish-bashkëjetuesin e mban nëna, një tjetër ia ka dhënë kunatit, ndërsa një fëmijë e ka në shtëpinë SOS. Ajo është një tjetër femër e dhunuar barbarisht nga bashkëjetuesi, e cila pak muaj më parë iu drejtua studios së emisionit me “Zemër të Hapur” për të dënuar pikërisht dhunën. Pas daljes në emision jeta e 36-vjeçares ndryshoi tërësisht, pasi babai biologjik e ka gjetur të bijën përmes rrëfimit të trishtë, ku i ka ofruar dashuri dhe ngrohtësi familjare.

“Vëllai im i ka dhënë numrin e telefonit babait. Brenda tre ditësh u takova me babin, motrën dhe vëllain tjetër. Babi më përqafoi dhe të dy u përlotëm shumë. U gëzova që kisha një motër, një vëlla dhe një mami tjetër shumë të mirë. Ajo më ka respektuar shumë. Falë saj është blerë shtëpia, më rregulluan dhembët dhe çdo muaj më kanë ndihmuar me lekë. Fëmijët mi rregulluan në shkollë. U përqafuam me lot gëzimi. Edhe mami, bashkëshortja e babait më përqafoi duke qarë. Hëngrëm darkë në lokal dhe brenda një jave më rregulluan dhëmbët. Më morën një shtëpi me qira. Për 3 muaj babai pagoi 1 milion e gjysmë shpenzime qiraje. Ndërsa për vit të ri, me datë 5 janar më bleu shtëpinë e re, përballë rajonit të policisë në Kombinat. Shtëpia e re kushtoi 53 mijë euro. Është një mrekulli! Kam lindur edhe njëherë! Ma mobiluan aq sa kishin mundësi. Shpreh mirënjohje për bashkëjetuesen e babait, sepse ajo më ka ndihmuar shumë. Më blinte gjëra dhe qante sa herë më shikonte. Edhe motra me vëllain shumë të dashur. Të gjithë më kanë respektuar. Më kanë dhënë ngrohtësi. Blenë tableta për fëmijët, dritat dhe internetin ma paguajnë ata. Tani dua një punë dhe një ndihmë ekonomike që të bëj një jetë normale. Dua të jem e lirë nga ish-bashkëjetuesi, sepse më kërcënon edhe sot e kësaj dite. Ai doli nga burgu me 29 janar të 2020-ës. Ai më mori në telefon dhe i shkoi gocës të shkolla. E solli vajzën para pallatit dhe më mori mua në telefon, më thoshte: “Dil poshtë pimë kafe”. Më tallte dhëmbët. Më mori me internet dhe më tallte me shenja. Më thoshte: “Dil poshtë që të pimë kafe dhe të sqarojmë gjerat dhe akuzat që më çuan në burg”. Pinte alkool dhe më merrte vazhdimisht në telefon dhe më akuzonte. Thoshte “ke dashnor tjetër”, “nuk ke për të dalë e gjallë”. Kjo situatë vazhdoi dy ditë, por unë nuk durova dhe e akuzova. Më tha: “Bëj fëmijë me babain tënd”. Unë e kam marr të martuar ish-bashkëjetuesin, kështu që u detyrova që t’i them: “Po t’i ke bërë ndonjë fëmijë me gocën tënde të madhe?!”. Kush është ai baba që bën ashtu me fëmijën e tij. Kjo situatë e pakëndshme më detyroi që t’i bëja video dhe ta denoncoja. Në video tregohen bisedat vulgare, më thoshte “kurvë”. Unë dua të më lërë të qetë. Solli vajzën dy herë nga shkolla dhe ushtronte dhunë psikologjike nga telefoni. Mora urdhër-mbrojtje. Ai është dënuar pa afat dhe ka tre muaj brenda.”, tha Stela.

Në emisionin me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti nëna e 6 fëmijëve tregoi edhe një veprim të saj befasues, ku tha se kishte shkuar në Gjykatë dhe kishte kërkuar lirimin e ish-bashkëjetuesit të saj, pasi ka frikë se mos i rrezikohet jeta nga pandemia e koronavirusit. Po ashtu Stela tha se nëna kur e mori vesh lajmin se ajo kishte rigjetur babain, nuk i kishte folur për 2 muaj të bijës.

“Për babain tim nuk kam folur kurrë sepse nuk kam dashur që ta shqetësoja. Çdo gjë që ndodhi ishte surprizë për mua, pasi tre ditë pas emisionit te ju ata reaguan dhe më kërkuan të më takonin dhe të më blinin shtëpi. Kur e pashë për herë të parë unë jam ndier e vlerësuar shumë. 35 vite unë nuk e kam ditur kush ishte babai im. Dhunuesi im më telefon shpesh dhe më thotë që pse më ke futur brenda, edhe unë prandaj kam shkuar në gjykatë që ta nxjerr që aty pasi kam frikë se mos rrezikon nga pandemia. Por kur e mori vesh mamaja ime të cilës nuk mund ti them njerkë, ajo u mërzit se mendonte se unë duhet ta fusja brenda. Unë e kuptoj shumë mirë që po e lirova nga burgu jeta ime rrezikohet, por ai më telefon nga burgu dhe më ushtron dhunë psikologjike. Ai më bënë presion duke më thënë se “do të pres këmbët, “do të vras”, kështu që unë kam frikë prej tij. Ai më ushtron dhunë psikologjike, unë atë njeri e kam frikë. Unë kam urdhër mbrojtje për vitin 2020-të. Vëllai ka qenë në verë, por që kur kam qenë në emision kanë ndodhur këto surprizat dhe nuk kam pasur më komunikim. Fëmija që kam në fshatin SOS më thonë se është mirë nuk ka pasur probleme shëndetësore pasi nuk komunikoj ashtu si duhet. Sa të stabilizohem do të shkojë te fëmija im. Sepse fëmijën tim nuk e harroj dot kurrë. Me gocën e madhe unë flas dhe komunikoj, ndërsa ky fëmijë në fshatin SOS kështu ka qenë. Unë kur kam lindur jam gjendur në jetimore, por nënën time e kam pyetur për babain tim biologjik, por ajo më thoshte se ai ka krijuar jetën e tij dhe nuk do të dijë për ty. Por ndodhi e kundërta sepse babai im biologjik më ndryshoi jetën. Por vëllai im erdhi nga Austria me gjithë motrën dhe ma bënë ata këtë surprizë. Nëna ime nuk ka folur me mua gati dy muaj me gojë kur babi im me vëllain dhe motrën erdhën dhe më ndihmuan. Djalin që ka kunati e kam takuar në korrik të 2018-tës. Kunati ka qenë jashtë shtetit, unë kam biseduar me djalin më tregon për notat. Por unë këtë fëmijë ja kam dhënë se ata nuk bënin fëmijë. Ndërsa fëmijën që ka nëna ime ka dashur vet ta mbaj atë. Unë ndihem shumë e kërcënuar nga ai person që ndodhet në burg, edhe nga kjo gjë unë kërkoj ta nxjerr nga aty sepse ai më thotë që “më nxirr nga këtu se do të vras nëse më lë këtu brenda”. Unë dua një punë që të rris këtë fëmijë që kam këtu. Por dua ndihmën tuaj pasi unë nga ai person që është në burg kam tmerr. Sa herë e dëgjojë atë në telefon mua më kap tmerri dhe prandaj edhe kërkoj që të më ndihmoni. Ai më kërcënon ta nxjerr nga aty. Unë kërkoj ndihmën tuaj ashtu si më keni ndihmuar edhe kur u ndodha në atë studio për herë të parë. Vetëm duke më ndihmuar ju unë do arrij që të denoncoj përsëri atë person, i cili më kërcënon.”, përfundoi rrëfimin e saj nëna e 6 fëmijëve.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button