Lajme

Rreth 300 testime për Covid u kryen në një klinikë private, ky është çmimi

<figure><img src=”https://i.imgur.com/FcftbMz.jpg” /></figure>

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që edhe institucionet shëndetësore private të kryejnë teste për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëra nga klinikat e licensuara është “Prolab” në Prishtinë, në të cilën janë kryer rreth 275 testime serologjike nga 10 gushti, kur i është dhënë licensa.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, pronari i kësaj klinike, Mentor Kurshumliu.

“Prej momentit që jemi licensuar, kemi kryer 275 testime serologjike. Rezultati del brenda ditës Një test kushton 20 euro. Ka pasur të atillë që i kanë bërë dy teste. Prodhuesi i testeve është italian”, ka thënë Kurshumliu.

Ai po ashtu njoftoi se po raportojnë në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Bordi Për Licensimin e Institucioneve Private Shëndetësore i ka licencuar 29 institucione private, të cilat nga 10 gushti kanë pasur mundësi të kryejnë testime për COVID-19.

Back to top button