Lajme

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali (SHIFRAT)

Italia ka publikuar shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi.

Para tre ditësh u pa një rënie e kurbës, por ajo filloi të rritet sërish. Nga 160, dje u shënuan 195, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 236 persona, duke e çuar në 29.315 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Ndërkohë është ulur numri i rasteve të reja me covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1075 të infektuar, duke e çuar në 213.013 numrin e përgjithshëm të të prekurve. Në total, në shtetin fqinj janë shëruar 85.231 persona.

Burimi

Back to top button