Lajme

Rritja e rasteve me COVID-19 vjen pas vendimeve që mori ish-Qeveria Kurti

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se rritja e numrit të rasteve më COVID-19 vjen pas vendimeve që mori ish-Qeveria e rrëzuar Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj ka thënë rritja e numrit të rasteve erdhi pasi ish-Qeveria Kurti vendosi me 1 qershor t’i heq shumicën e masave për parandalimin e koronavirusit.

Ai tha se pas fazës së tretë me 1 qershor ku u hapën kufijtë dhe u zvogëlua masa e vetizolimit pati rritje të rasteve me koronavirus në Kosovë.

“Me marrjen e mandatit po ballafaqohemi me një numër të rritjeve të rasteve pozitivë me COVID-19, që është rezultat apo pasojë e lirimit të masave, proces ky që ka filluar që nga hapja e fazave së pare me 4 maj për të vazhduar me fazën e dytë të hapjes me 18 maj dhe sidomos pas lirimit të masave të fazës së tretë që kanë nisur me 1 qershor, sikur është njoftuar edhe publiku i gjerë faza e tretë e hapjes graduale ka nisur bazuar në vendimin e ish-Qeverisë së Kosovës (Kurti) të sjella me 31 maj siç ishin, vendimi për hapjen e 6 pikave kufitare, heqja e masës së vetizolimit për personat që kishin një rezultat negative të testit COVID jo më të vjetër se katër ditë, kurse ata që kishin një test të dytë shkonin në vetizolim për shtatë ditë”, tha Zemaj, transmeton Gazeta Metro.

Ministri Zemaj po ashtu tha se për hapjen e pishinave, mbajtjen e ahengjeve-dasmave dhe klubet e natës do të merret një vendim së shpejti pasi t’i japin rekomandimet IKSHPK’ja, por shumë i kujdesshëm nga ana e tyre.

Burimi

Back to top button