Lajme

Rron Gjinovci tregon sa ka paguar rrymë dhe sa do të paguajë tash me rritjen e tarifës

Analisti Rron Gjinovci është ankuar për tarifat e reja të energjisë elektrike, të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Ai tha se për gjysmë dite në banesë, ai paguan 80 euro rrymë në muaj.

Me tarifat e reja, ai thotë se nga muaji i ardhshëm do të paguajë 160 euro, ani pse jeton vetëm.

“Jetoj vet. Shkoj në banesë pas orës 18:00. Rrallë shoh tv, rrallë përgatis ushqim me shporet. I laj teshat me maqinë, enët aq sa bohën, e laj veten çdo mëngjes. Nxehna me rrymë, s’ekziston mundësi tjetër. Rryma më vjen rreth 80 Euro në këtë periudhë të vitit. Me gjuhë të ZRrE-së, për me jetu me gjysë orari n’banesë i harxhoj përmbi 1000 KWh në muj. Pra nga muji i ardhshëm ko me pagu 160 Euro, për me jetu vet me gjysë orari në banesë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjinovci thotë se mund ta paguajë këtë çmim, por pyet se çfarë do të bëjnë familjet ku ka edhe fëmijë dhe që duhet të ngrohen me rrymë.

“Unë muj me pagu, por çka bojnë njerzit që jetojnë në ni banesë si unë, që duhen me u nxe me rrymë, ama që kanë fmi e duhen me e nxe ton ditën ambientin e tyne. Paga mesatare në Kosovë 380 Euro. 40-50% të kësaj page duhen për me e pagu rrymën ashtu që KEDS-i me pasë profit”, shkruan ai.

Gazetari Valon Syla ka folur për zhvillimet e fundit me Serbinë, pas referendumit që u mbajt atje dy ditë më parë.

Syla në Pressing të T7 ka thënë se është pro që sa me shpejt të zgjidhet problemi me Serbinë.

Ai tha se kryeministri Kurti është dashtë me i bë letrat fals duke e quajtur veteran fals për çka tha se nuk flet askush.

“Unë jam për me e zgjedh problemin me Serbinë sa më shpejt edhe me e hek Serbinë qafe e me bë filma vizatimor me ia ndreq Albin Kurtit profilin e vonuar të patriotit, të tipit ka qenë i madh e s’ka shku në ushtri, e tash është dashtë me i bë letrat fallc, se veteran fallc është Albin Kurti po nuk e flet kurrkush. Na nuk kemi nevojë Albin Kurtit me ia ndreq imazhin e tij të patriotit suprem të këtij vendi, si çlirimar i çlirimtarve”, ka thënë Syla.

Gazetari Valon Syla ka folur sërish për mërgimtarët, ku kësaj radhe ka kritikuar ata duke thënë se kanë qef me i reklamu veturat.

Ai i ftuar në emisionin “TGIF” në T7 ka komentuar komentet negative të cilat i shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale.

Syla duke komentuar një koment ku thuhet se i bën 17 orë rrugë duke vozitur për të ardhur në Kosovë, i ka reaguar se një gjë të tillë mund të bëni duke ardhur me aeroplan, mirëpo kanë dëshirë me i reklamu veturat.

“Muni me ardh me aeroplan, po keni qef me i reklamu kerrat kur vini në Kosovë, kjo është arsyeja se pse i bëni 17 orë, pra nuk i bëni prej neve”, është shprehur ai.

Këtë deklaratë të Valon Sylës mund ta ndiqni këtu:

Valon Syla për mërgimtarët: Ju thojsha që i pinë ka 4 redbulla në vend, po paska edhe asi që i pinë ka 30

Gazetari Valon Syla, ka reaguar në lidhje me rastin e mërgimtarit i cili u shtrua në e mergjencë pasi konsumoi mbi 30 pije energjίke Red Bull, natën e Vitit të Ri.

Për Sylen e pritshme ka qenë të konsumohen 4, por jo edhe 30 të tίlla.

“Ju thojsha që i pinë ka 4 redbulla në vend. Po qe paska edhe asi që i pinë ka 30 e përfundojnë në e mergjencë.

Shëndet babίkë.#albanologjί#gërrnaçi“, ka shkruar Syla në Facebook.

E tepron Valon Syla: Bën hajgare me Kryeministrin dhe gërrnaçin gjerman!

Valon Syla: Bën hajgare me Kryeministrin dhe gërrnaçin gjerman!

Valon Syla një “Analist” i njohur i cili është i njohur për mërgimtarët apo diasporën që ai prap vazhdon ti komenton personat të cilët janë në mërgim.

Nuk është se Valon Syla flet mirë për ta por me fjalët e fundit në postimin e tij ai paksa edhe e teproi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button