Lajme

Rusia mendon të zëvendësojë ushtarët me robotë’, prioritet shpejtësia dhe preçizioni

Një kërkues rus ka deklaruar se robotë ‘më të shpejtë dhe më të saktë’ do të zëvendësojnë ‘vëllezërit’ e tyre ushtarë në fushëbetejë.

“Luftëtarët e gjallë do të zëvendësohen gradualisht nga ‘vëllezërit’ e tyre robotë, të cilët mund të veprojnë më shpejtë, me më shumë preçizion dhe në mënyrë më selective,” tha Vitaly Davydov për mediat lokale.

Davydov është drejtori i fondacionit kërkimor ‘Russia’s Advanced Research Foundation’.

Ai u shpreh se robotika do të jetë e ardhmja e konflikteve ushtarake për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë dhe preçizionit në përzgjedhjen e objektivit.

Rusia do të fillojë testimet me robotin e tyre të sapo-zhvilluar, ‘the Marker UGV’, në fund të këtij viti.

Back to top button