Lajme

Sa afër është Prishtina që ta fitojë luftën me Koronavirusin?

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe 21 raste aktive me Covid-19 në kryeqytet.Ai ka shkruar se deri më tani 45 persona janë shëruar.

Nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht, që do të thotë se kemi 21 raste aktive. Numra të ri nuk kemi që tre ditë që do të thotë se po shkojmë drejt mposhtjes së virusit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu ka thënë se reshjet e shiut gjatë ditës së sotme janë pozitive, për të mbushur liqenet e Badovcit dhe Batllavës.

Sot, po ashtu super lajm është shiu duke marr parasysh që kemi rënie të Badovcit e Batllaves. Të reshurat në javën e parë të majit janë shumë të rëndësishme për akumulimet. Në përgjithësi vikend i bukur përkundër restriksioneve. Me disiplinën tonë të shërohemi plotësisht”, ka shkruar Ahmeti.

Burimi

Back to top button