Lajme

Sa i kushtojë fatura e rrymës për një muaj Kurtit?

Një ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti u pa teksa pagoi faturën e rrymës në njërin prej dyqaneve të postës në kryeqytet, ku kryhen këto shërbime.

Kurti sonte sqaroi pse bëri një veprim të tillë, kur ekziston mundësia që fatura të paguhen edhe online.

“Po është e vërtet që kam mundur të paguaj edhe online. Për mua ishte e rëndësishme ti inkurajojë ata që janë në front për të luftuar pandeminë…”, tha Kurti në T7, përcjell Insajderi.

I pyetur se a ishte veprim simbolik, Kurti me të qeshur u përgjigje duke thënë se; “Pagova 41 euro rrymë, si mund të jetë simbolik”.

Tutje, ai shtoi ditëve të fundit ka dalë vet ti kryej shërbimet si në markete, furra e së fundmi edhe në postë për t’i inkurajuar qytetarët e punëtorët.

“Nuk mund të blesh gjithçka online në Kosovë, jo krejt qytetarët e kanë këtë mundësi”, u shpreh ai.

Back to top button