Lajme

Sabriu në Prishtinë, Xeni në Gjakovë! Koncertet nuk kanë të ndalur gjatë izolimit

Sonte (e shtunë 25 prill, 2020) duke filluar nga ora 20:30 në Klan Kosova, do të mund ta ndiqni performancën e drejtpërdrejt të kantautorit të mirënjohur prishtinas, Sabri Fejzullahut.

Kjo ngjarje muzikore po ashtu do të transmetohet në Gjirafa Video si dhe në të gjitha platformat e rrjeteve sociale të Komunës së Prishtinës.

Edhe qyteti i Gjakovës iu ka bashkuar trendit të organizimit të koncerteve dhe performancave nga artistet për t’i argëtuar qytetarët në këtë kohë pandemie.

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Shkelen Jetishi-Xeni bashkë me grupi e tij do të organizojnë nesër (e diell) një performancë artistike.

Kjo performancë do të realizohet në disa lagje të qytetit të Gjakovës dhe fillon në ora “13:30” në rrugën “Bardhyl Çaushi” për të vazhduar dhe në lagjet e tjera.

“Ju njoftojmë se këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni bashkë me grupin e tij, nesër do të organizojë një performancë artistike në disa lagje te qytetit të Gjakovës. Performanca fillon në orën 13:30 në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar për mes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga “Anton Çetta” si dhe tek banesat në rrugën “Bujar Roka”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Gjakovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button