Lajme

Sami Kurteshi: Daka është kreu i krimit, KQZ-ja ose do të jetë transparente ose do të marrë fund si institucion

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka thënë se Valdete Daka është e padinjitetshme për ta drejtuar këtë institucion.

Pas mbledhjes së sotme të këtij institucioni, Kurteshi ka mbajtur konferencë, ku ka akuzuar Dakën, duke e quajtur si kreun e krimit në KQZ.

“Pjesë përbërëse e shtetit të kriminalizuar është Valdete Daka. Nuk kemi dashur ta personalizojmë deri tash. KQZ nuk është makinë votimi e dirigjuar nga një person që është zgjedh nga krimi i organizuar. Përpjekjet për të mos ngjarë 14 shkurti do të dështojnë. Ky shtet në forma të tilla kundërkushtetuese i shkel të drejtat e njeriut”.

“Ose do të detyrohet KQZ-ja të jetë transparente për çdo cent publik e çdo veprim publik, ose do të marrë fund si institucion. Daka është mësuar ta keqpërdorë këtë sallë. Ajo shkon aq larg sa thotë: më falni nuk kam marr vet vendimin”.

“Valdete Daka është kreu i krimit brenda KQZ-së. Që 11 vjet është nismëtare e vjedhjes industriale të votave. Këtë nuk e lejojmë këtë. Prokuroria të mos bëhet lepurush, edhe policia të veprojë në bazë të ligjit dhe të mos bëhet pjesë e krimit institucional. Për shkak të gjumit të prokurorëve, policisë e kemi këtë gjendje deri më tash”, ka thënë Kurteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button