Lajme

Sapo u zbulua që ky komponent mjekësor ka aftësi për të sulmuar një enzimë kryesore të SARS-CoV-2

I paraqitur së pari në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës, virusi SARS-CoV-2 vazhdon të shkaktojë sëmundje dhe vdekje në të gjithë globin. Hulumtuesit dhe shkencëtarët janë duke bërë përpjekjet maksimale për të zbuluar se si mund të trajtohet CoViD-19. Ata madje janë edhe duke shqyrtuar ilaçet farmaceutike tashmë ekzistuese dhe të aprovuara për trajtimin e sëmundjeve të tjera.

Në fillim të shkurtit, të shqetësuar nga përparimi i shpejt i pandemisë, shumë grupe hulumtuesish filluan të përdorin superkompjuterët për të kontrolluar nëse ndonjë nga mijëra komponentet ekzistuese mund të përdoret kundër virusit SARS-CoV-2. Ndër këto grupe ishin edhe Juan de Pablo dhe studentët e tij nga në Shkollën Pritzker të Inxhinierisë Molekulare (PME) në Universitetin e Çikagos, të cilët përdorën ekspertizat e tyre në modelimin molekularë për të gjetur ndonjë trajtim kundër kësaj sëmundjeje.

Zbulimet e tyre u publikuan në gazetën shkencore “Science Advances” sot, nën titullin “Molecular Characterization of Ebselen Binding Activity to SARS-CoV-2 Main 4 Protease”.

Ata fillimisht u përqendruan në zbulimin e një dobësie të virusit, të cilën mund ta targetonin. Ata zgjodhën proteazën kryesore të virusit: Mpro. Mpro është një enzimë i koronavirusit që luan një rol kryesor në ciklin jetësor të virusit. Përmes kësaj enzime, virusi e ka më të lehtë që të transkriptojë ARN-në e tij dhe të replikojë gjenomin e tij brenda qelizës njerëzore.

Një ilaç farmaceutik që shfaqet premtues në targetimin e Mpro është Ebselen-i. Ebselen është një komponent kimik me veti anti-virale, anti-inflamatore, anti-oksiduese, baktervrasëse dhe aftësi për të mbrojtur qelizat.

Ebselen përdoret për të trajtuar sëmundje të shumta, duke përfshirë edhe çrregullimet bipolare dhe humbjen e dëgjimit. Në kombinim me argjendin, Ebseleni trajton 5 bakterie që janë klinikisht të vështira për t’u menaxhuar dhe janë rezistente ndaj antibiotikëve.

De Pablo dhe studentët e tij zbuluan që një molekulë e vogël e Ebselenit ka aftësi që të zvogëlojë aktivitetin e Mpro-së në dy mënyra të ndryshme.

Kështu ata zbuluan që ky komponent farmaceutik ka potencial që të përdoret për të sulmuar virusin SARS-CoV-2 dhe po ashtu ata zbuluan një dobësi, më parë të panjohur, të virusit, që mund të përdoret edhe më tutje për zhvillimin e strategjive të reja terapeutike kundër CoViD-19. /Objektiv/

Back to top button