Lajme

Selmanaj mesazh Vjosa Osmanit: Kush del nga LDK-ja nuk do të futet as në Kuvend

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk beson që kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të dalë nga LDK.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk beson që ajo do i merrte votat që i ka pasur në zgjedhje nëse nuk do të ishte bartëse e listës zgjedhore të LDK’së.

‘’Po të mos i printe listës Vjosa nuk do të merrte tërë ato vota’’, thotë ai.

‘’Mos harroni Vjosa ka pasur edhe zgjedhje kur ka pasur 5 mijë vota. Unë në fillet e karrierës i kam marrë 30 mijë vota. Partia ta jep fuqinë politike, e më pas elektorati. Këto zgjidhje kemi pasur 100 mijë më shumë votues’’

Tutje ai thotë se Vjosa Osmani nuk do ta ketë vlerën e njëjtë nëse del nga LDK.

“Kushdo që del nga LDK’ja nuk do të futet as në Kuvend. Këtë e besoj. Ne jemi këta që jemi pasi jemi në LDK. Po të dilnim nuk do t’i mbronim këto vlera’’, thotë ai.

‘’Është e vërtetë që subjekti duhet që të vendosë një kandidat në krye të listës që është më i dashur për elektoratin. Por gjithsesi, elektorati vendos vetë. Besoj që Vjosa Osmani është politikane e kompletuar vetëm në LDK. Po të dilte prej aty nuk do ta kishte vlerën e njëjtë’’, shton ai.

Back to top button