Lajme

Selmanaj ‘tallet’ me Kurtin: Nuk do të shkarkohet më, sepse nuk do të ngarkohet më

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Albin Kurti nuk do të shkarkohet nga pozita e kryeministrit në të ardhmen, sepse nuk do të ngarkohet më.

Në Debat Plus sonte ka qenë i ftuar Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, i cili ka komentuar zhvillimet politike si dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti që i kishte bërë javë më parë në këtë emision debatues.

Albin Kurti kishte thënë se nuk beson se do të shkarkohet më dhe se ky ka qenë shkarkimi i fundit tij.

Selmanaj me të dëgjuar këtë deklaratë të kryeministrit në detyrë, ka thënë se ka të drejtë që nuk do të shkarkohet, sepse nuk do të ngarkohet më.

”Unë mendoj se ka të drejtë, ai (Albin Kurti) nuk do të shkarkohet më, sepse nuk do të ngarkohet më. Dikush që nuk ngarkohet më, pse ka nevojë me u shkarku”, ka thënë Selmanaj.

Më poshtë keni deklaratën e tij të plotë rreth kësaj çështje.

Back to top button