Kosovë

Serbët i vendosin dy kushte kryeministrit Kurti për t’i veshur uniformat

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ata do të rikthehen në institucionet e Kosovës vetëm pasi Prishtina t’i respektojë të arriturat e Marrëveshjes së Brukselit dhe ta respektojë të drejtën ndërkombëtare të serbëve në Kosovë.

“E ftojmë Prishtinën që t’i kthehet Marrëveshjes së Brukselit, të cilat përfshihen në kuadër të dialogut dhe i cili është në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Populli serb është i kërcënuar vazhdimisht, me terror e kontinuitet në të gjitha institucionet, duke filluar nga lëvizja e lirë dhe ndërhyrjeve të njësive speciale në veri nga bazat ilegale të cilat gjendjen në veri të Kosovës, që i kanë uzurpuar pasurinë dhe pronën e qytetarëve tanë. Sikurse që janë ndalimi i votimit dhe i zgjedhjeve në veri, si dhe ndalimin e furnizimit me […] si dhe me sulmet e pandërprera ndaj nesh”, ka thënë Rakiq të shtunën në Zveçan.

Rakiqi ka kërkuar që Kosova ta kthejë mbrapsht vendimin për konvertimin e targave ilegale në RKS dhe të miratojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Këtu do të mbesin në fuqi derisa Prishtina të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare. Të kthejë mbrapa vendimin për regjistrim dhe derisa ta miratojë Asociacionin e Komunave. Të jem i qartë, ne serbët e Kosovës nuk e kërcënojmë askënd, por po përpiqemi ta ruajmë qetësinë dhe stabilitetin për qëndrimin tonë të dinjitetshëm. Kërkojmë nga Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare si dhe të respektohen të arriturat në Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Rakiq pas dorëheqjes.

Serbët e Kosovës vendosën të shtunën të largohen nga institucionet e Kosovës. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dha dorëheqjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button