Lajme

Serbët ‘tradhëtojnë’ Aleksandër Vuçiç, janë dakord që Kosova të anëtarësohet në OKB me një kusht




Një sondazh i kryer në Serbi tregoi se serbët mbështesin mosnjohjen e Kosovës, por tregoi se ka një elasticitet sa i përket lëshimeve që Beogradi mund të bëjë për hir të integrimit në Bashkimin Europian.

Sondazhi i publikuar nga gazeta “Danas” tregon se vetëm 3 për qind e serbëve mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës pa asnjë kusht, por 27 deri në 30 për qind e të anketuarve ranë dakord që Serbia të lejojë anëtarësimin e saj në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë nëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas sondazhit, dy të tretat e serbëve kundërshtojnë kategorikisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe zgjidhjen e përplasjes përmes shkëmbimit të territoreve, ndërsa 27 për qind e tyre ishin pro njohjes së pavarësisë me disa kushte shkëmbimin e territoreve, si marrjen e Mitrovicës së Veriut, status të veçantë për Manastirin e Deçanit, investime më të mëdha ndërkombëtare nga BE në Serbi dhe hyrje e shpejtë në BE.

Të anketuarve në sondazh iu ofruan shtatë zgjidhje të mundshme për problemin e Kosovës, nga njohja pa kushte, njohja me disa kushte, deri te mosnjohja. Nivelin më të ulët të mbështetjes e pati opsioni i njohjes së pakushtëzuar të Kosovës, me treqind.

71 për qind e serbëve kundërshtuan propozimin për shkëmbim territoresh, ku Serbia merrte Mitrovicën e Veriut dhe Kosova Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Njohjen e Kosovës në këmbim të investimeve të mëdha ndërkombëtare dhe proces të përshpejtuar anëtarësimi në BE e kundërshtuan vetëm 54 për qind e serbëve.

Zgjidhja e fundit e ofruar në anketë ishte një situatë në të cilën Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por lejon që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe nga ana tjetër merr një rrugë për në BE. Në këtë skenar, 70 për qind e serbëve ishin të pasigurtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button