Lajme

Serbia e pamëshirshme, nuk njeh reciprocitet, bllokon transportuesit e mallrave nga Kosova

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova.

Abdixhiku përmes një njoftimi në Twitter, e quajti këtë veprim të paprecedent.

Ministri deklaroi se kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Abdixhiku.

Burimi

Back to top button