
“Thirre menjëherë Policinë”, ishte lutja që një banor i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë i bëri gazetares së KIKS Kosova. E kamufluar si vizitore, gazetarja arriti të hynte brenda kësaj qendre për të parë kushtet dhe trajtimin që marrin banorët aty.
Burimi i cili lutej që të ftohej Policia e Kosovës dhe të largohej sa më shpejt që aty, i tha KIKS-it se njëra nga punëtoret e kësaj shtëpie po ushtron dhunë fizike mbi ta. Sipas tij, ajo nuk kursen asnjë nga banorët.