Lajme

Shala: Pse S’shkoj Kurti Në Shtëpinë E Bardhë Për Ta Mbrojtur Pra Vendin E Tij?

Deputeti nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, duke folur rreth situatës politike në vend, ka thënë se ata janë të gatshëm të marrin përsipër çështjet e shtetit për të udhëhequr. Ndërsa tha ende s’e kanë një emër për kryeministër.
“S’ka emra, do të kërkojmë së pari që Isa Mustafa, ta sqarojë pozicionin e tij pasi që është kryetar i partisë.

Presidenti s’mund ta dekretojë kur s’e kemi kandinatin. Ka shumë paqartësi, por mendoj që do t’i zgjidhim.
Duhet të kemi besim të plotë, të marrim në dorë situatën, pastaj çëshrtjen e partisë, çdo parti ka probleme, por që kanë zgjidhje. S’e ndikojnë LDK-në veprimet e tjetrit, atë punë do ta harrojnë, s’do të shantazhohet LDK-së. Secili është i përgjegjshëm për veprimet e tij”, ka thënë ai në Pressing, transmeton Indeksonline.

Deputeti Shala tutje ka shtuar se i kanë qëndrimet e qarta, ani pse situatat s’janë plotësisht të njohura.
“Raportet janë dëmtu, jo brenda LDK-së, por në skenën politike dhe partnerët tanë. Duhet të kemi raporte të qëndrueshme që të dukemi serioz, ne jemi popull evropian synojmë të jemi në BE.

Duhet të kemi të njëjtat raporte si me BE-në ashtu edhe Administratën Amerikane dhe opozitën amerikane, kjo është qenësore për ne”.
Ai gjithashtu kritkoi Kurtin, i cili nuk shkoi në Uashington për ta mbrojtur vendin e tij, nëse mendon që ka shkëmbim territoresh.

“Do të duhej të shkojë në Amerikë, t’iu hiqeshin thikat. Të shkonte ta mbronte vendin e tij nëse është i sihurt që po ndodhë ajo , pse s’e mbrojti? Ky është problemi, këtë përgjigje le të na jep.

S’ka asnjë kuptim që kryeministri s’mund të shkojë. Kosova nuk jep as nuk merr asnjë ndryshim kufijsh, ne jemi të mbrojmë interesin e shtetit dhe ta kemi shtetin”./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button