Lajme

SHBA miraton ilaçin për kurimin e koronavirusit

Agjencia amerikane për Ushqimet dhe Ilaçet, FDA, ka dhënë një miratim urgjent që ilaçi Remdesivir të përdoret për kurimin e koronavirusit.

Kështu bëri të ditur presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump tha se drejtori ekzekutiv i Gilead, që ka prodhuar ilaçin, e ka përshkruar lëvizjen si një hap të rëndësishëm dhe do të dhurojë 1.5 doza Remdesivir.

Zëvendëspresidenti Mike Pence tha se shpërndarja e ilaçit nëpër spitale do nisë të hënën.

Ilaçi, që fillimisht u prodhua për kurimin e Ebolas, e shkurton kohëzgjatjen e simptomave nga 15 në 11 ditë në një studim amerikan ku përfshihen spitale në mbarë botën.

Megjithatë, një studim kinez ka vënë në pikëpyetje efektshmërinë e ilaçit.

Burimi

Back to top button